01:27 | 26/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Vishu si të duash, jam i emocionuar”, 10 ditë para dasme, letra që Dritëro Agolli i dërgoi Sadijes

08:14 | 10/06/2017
në Aktualitet, Kulturë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Vishu si të duash, jam i emocionuar”, 10 ditë para dasme, letra që Dritëro Agolli i dërgoi Sadijes

Në korrik të vitit 1965, ata u lidhën në martesë. Fjalën e kemi për shkrimtarin Dritëro Agollin dhe gruan e tij, Sadijen. Por vetëm 10 ditë para se së të bënin dasmën Dritëro Agolli i shkruan të dashurës së zemrës një letër, ku veç të tjerash e tregon planet për pushime dhe dashurinë për të. Kjo letër është publikuar nga vazja e tij Elona e cila tregon se i lexonte fsheurazi.

“I lexoja fshehurazi kur isha e re, e dija ku ishin vendosur dhe sapo mbetesha vetëm në shtëpi , hapja dosjen e përpija rreshtat e shkruara me atë kaligrafi qe per mua ishte me e bukura ne bote. Letrat e njohjes, letrat e dashurise, letra te inatosura nga ndjenja xhelozie , por dhe letra ku furishem shprehej aq bukur ajo ndjenje fort e pakrahasueshme e dashurise mes atit e nenes sime . Tani , e perlotur flas me vete : Jam me fat qe jam krijese e atit tim te admirueshem e te nenes sime te rrallë.”, shprehet Elona. 

LETRA E DRITËRO AGOLLIT:

E dashur Sadije! Sa u ktheva nga Korça. S’më besohet se kanë mbetur edhe 10 ditë gjer në dasmë.
Unë këtej kam bërë të gjitha përpjekjet që të kalojmë mirë verën. Mua më dhanë një herë një fletë kampi për në Pogradec, po duhet të niseshim më datë 24 qershor, d.m.th. sot. Natyrisht që ishte një gjë që s’bëhej. Atëherë shokë e miq ndërhynë dhe ne do të shkojmë në Durrës më 9 korrik në shtëpinë e pushimit ose të Kryeministrisë, ose të Oficerëve.

Ti duhet të marrësh një vërtetim nga qendra jote e punës që je në punë. Bëje gati, se vij e marr të shtunën. Unë do vij të të marr me maqinë angazhe e vishu si të duash e si të jetë më mirë. Ti kujton se unë nuk kam qejf që ti të vishesh me të bardha? Këtë radhë më ka marrë malli shumë për ty. Po ti e ke patur fajin pasi nuk donje të të vinja unë në Shkodër meqë kishin mbetur kaq pak ditë nga martesa! Gjepura! Të shtunën do vi e ti do më presësh. Mbarove shkollën? Xhelali a erdhi? Unë jam i bindur që ty plazhi do të të pëlqejë. Në njëzetedy ditë apo një muaj do të bëhesh korb e zezë. Vetëm duhet të ruash lëkurën e hundës se mos mbetesh me lëkurë të ngrënë në hundë, dhe ti e di sa rëndësi ka hunda, sidomos për seksin e bukur! O hundë, e bekuar! Kam shkruar një cikël me vjersha për fëmijë dhe nesër botohet në “Mësuesi”.

Vjersha të tilla ti kurrë nuk ke lexuar. Për herë të parë shkruaj për fëmijë, siç duket, ti së shpejti do na skalitësh ndonjë azuratino! Tani në prag të dasmës ti nuk shkruan. Nuk vete në postë, siç mendoj unë. Kush e di sa e hutuar dhe e emocionuar je! Edhe unë i emocionuar jam, po meqë jam aq i afërt me ty dhe të njoh aq mirë, nuk më duket e çuditshme dita e dasmës.

Të dua shumë, shumë.
Të puth fort
Yti Dritëro
24.VI.1965

(J.V/Shuplaka)

 

Etiketa: dasmadrotero agolliletrasadije
Pas

Vetëm një ditë para zgjedhjeve ky është shqetësimi i Hashim Thaçit

Para

“Faleminderit lali Eri, mezi pres të shkel sonte qilimin fantastik,” Rama i emocionuar që në mëngjes (VIDEO)

Para
“Faleminderit lali Eri, mezi pres të shkel sonte qilimin fantastik,” Rama i emocionuar që në mëngjes (VIDEO)

"Faleminderit lali Eri, mezi pres të shkel sonte qilimin fantastik," Rama i emocionuar që në mëngjes (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump kundër CNN: E quan ‘lajm të rremë’ raportin mbi sulmet në Iran dhe kërkon shkarkimin e gazetares

Zbulohet biseda telefonike mes Trump dhe Netanyahu: Ndërhyrja që shmangu një konflikt të ri në Lindjen e Mesme

Serbia ndalon eksportin e armëve, por fsheh detajet për Izraelin

Rutte: NATO mbetet e përkushtuar për paqen në Kosovë dhe Bosnje

Kosova rrezikon miliona euro nga BE-ja për shkak të bllokadës në Kuvend

Trump kthehet në Uashington pas takimit miqësor me aleatët e NATO-s

Planifikuan sulme ndaj përfaqësuesve të shtetit, tre të arrestuar në Serbi

Përvjetori i shtypjes së protestave në Kenia shënohet me përplasje të reja të përgjakshme

Tensione në Salerno, ndërtuesi italian vret 25-vjeçarin shqiptar gjatë grabitjes

Ministri i Mbrojtjes Pete Hegseth flet për programin bërthamor në Iran: Nëse doni të dini se çfarë ndodhi në Fordow, merrni një lopatë dhe gërmoni thellë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.