Rreth orës 03:20 të së premtes në lagjen “Lirim”, në katin e parë të një pallati i cili ishte kthyer në ambient lokali në Vlorë iu vu dinamit dhe si pasojë e shpërthimit u thyen xhamat e këtij lokali.
Sipas policisë godina ishte në pronësi të shtetasit R.M., 56 vjeç, ndërsa policia është rreth kësaj ngjarjeje duke hetuar në disa pista.
Por lokali nuk përdorej nga i zoti por nga person tjetër i cili e kishte marrë me qira, nga shtetasi Shpëtim Zeka. Ky i fundit kishte marrë me qera këtë lokal në datën 1 qershor.
Sipas “Panorama” pronari që kishte në përdorim këtë ambient si lokal, Shpëtim Zeka, u shpreh se nuk kishte dijeni në lidhje me motivet e ngjarjes, pasi ai përjashtoi mundësinë që të ketë pasur konflikte me persona të tjerë.
“Ka qenë ora rreth 03:30 kur jam lajmëruar se në lokalin që kam marrë me qira, ka ndodhur një shpërthim. Kam ardhur menjëherë në vend dhe këtu ishte policia, e cila po shihte dëmet e shkaktuara”, u shpreh 57-vjeçari Zeka.
Sipas Zekës, ai e ka në përdorim që prej 1 qershorit, ndërsa më përpara nuk ka dijeni se për çfarë ka shërbyer. (J.V/Shuplaka)
Discussion about this post