Lëvizja Socialsite për Inetrim organizoi një takim me banorë të Sarandës ku u prezantuan kandidatët për deputetë të LSI-së. Gjatë këtij mitingu Ilir Meta u shpreh se vendimi është marrë, “600 mijë të rinj e të reja e kanë vendosur LSI-në forcë të parë”.
“Të bëhemi 1 milion deri më 25 qershor në mënyrë që t’i japin një shans të gjithëve. Sot votohet për të hapur një faqe të re për rininë dhe për Shqipërinë të paktën për 20 vitet që vijnë. LSI është e para, sepse për ne Shqipëria është e para, sepse për ne rinia është e para. Duke i dhënë drejtimin e Shqipërisë dhe të qeverisë LSI-së, u kemi dhënë një shans të gjithë shqiptarëve”, u shpreh Meta nga Saranda. (J.V/Shuplaka)