Në fshatin Kasnec të Shkodës i është gjetur në banesë një armë zjarri tip pistoletë një 61 vjeçari. Gjergj Fusha është arrestuar nga policia dhe akuzohet për “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
DETAJE:
Më datë 09.06.2017, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër ne bazë të informacioneve të marra në rrugë operative u arrestua në flagrancë shtetasi Gjergj Fusha të cilit në banesë, iu gjet e sekuestrua ne cilësinë e provës materiale: Një armë zjarri tip “Zastava” pistoletë me 8 fishekë. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” e parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal. (J.V/Shuplaka)