Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e fierit. Një punonjës i firmës së ndërtimit“ALB STAR” është aksidentuar në punë dhe ka ndërruar jetë në sallën e operacionit.
Policia bën me dije se, më datën 10.06.2017, ora 12:55, në Urgjencën e Spitalit Fier, është sjellë i aksidentuar në punë gjatë ndërtimit të ujsjellësit nga Firma,“ALB STAR”në fshatin Frakull, shtetasi P.M, 57 vjeç, banues në fshatin Frakull, Fier.
Shtetasi P.M ndërroi jetë në sallën e kirurgjisë në orën 13:05. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje. (S.SH/Shuplaka)