Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka paralajmëruar mesditën e sotme se do të shprehë disa qëndrime të forta gjatë ditës së sotme, lidhur me situatën politike në vend.
Ai u bën me dije qytetarëve që ta ndjekin sot në 17:30 për të mësuar më tepër: “Më ndiqni në 17:30 në News 24, “Kjo javë” me Nisida Tufën. Do të kem disa qëndrime të forta lidhur me situatën politike në vend.”
Kujtojmë se teksa data e zgjedhjeve po afron, LSI është kryqëzuar shpesh nga PS dhe PD në deklaratat e tyre, të cilave as Lëvizja Socialiste për Integrim nuk ua ka përtuar përgjigjet përmes përfaqësuesve të saj.
(XH.A/SHUPLAKA)