Në takimin e sotëm elektoral në qytetin e Lezhës, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vijuar sulmet ndaj kryeministrit Edi Rama.
Ai akuzoi kryeministrin se po i përdor gratë dhe vajzat në fushatë, duke përdorur edhe flajën “si manekinë”.
“Rama i përdor si manekinë gratë dhe vajzat. Këtë unë nuk do ta bëj kurrë sepse nuk jam këtu për t’i përdorur gratë. Jemi këtu që përmes një plani ekonomik euorpian t’u japim grave dhe vajzave mundësinë për shkollim e punësim dhe për t’u kujdesur për fëmijët tanë. Edi Rama e kishte mundësinë t’i mbante premtimet por vendosi t’i braktisë ato.
Kishte miliarda euro dhe mandate në parlament për t’ua lehtësuar jetën. Kishte në dorë të ulte taksat dhe të ndihmonte ekonominë për gratë dhe u rriti taksat. Kishte në dorë të ulte çmimin e energjisë por e rriti për 75% të shqiptarëve pasi i fali paratë CEZ-it. Kjo ka qenë burim fatkeqësie për nënat që përpiqeshin të lidhnin dritat për fëmijët e tyre,” tha Basha.