Kreu i opozitës Lulzim Basha, është pritur me fishekzjarre në një takim elektoral në Laç. Ai tha se është ende herët për të festuar.
“Është ende herët për fishekzjarrë, por në fillim duhet të nxjerrim Kurbinin nga kriza”, tha Basha.
“Dy ditë para natës së madhe të Shën Ndout, që është edhe ditëlindja ime, shenjtit mbrojtës të Laçit, shenjtit të sendeve të humbura, dua t’ju betohem se nuk do të humb asnjë minutë për tju dhënë Republikën e Re, si kryeministrër shqiptarët do të jenë të barabartë përpara ligjit dhe do të trajtohen njëlloj.
Duke nisur me punësimin, plagën më të madhe sot, nuk kemi kohë të humbim.”, tha më tej kreu i opozitës. (D.D/Shuplaka)