Inagurimi i Sheshit Skëndërbej ishte menduar si një koncert gjigand e sigurisht që ka pasur edhe kostot e veta.
Mirëpo duke qenë se kishin menduar çdo detaj, Bashkia e Tiranës kishte qëllim që në drejtimin e tij të kishte dhe një moderatore shumë të njohur, Jonida Shehun.
Po mesa duket për pjesëmarrjen e saj, televizioni ku ajo punon “TCH” ka vendosur veton për “jo”, të paktën kështu shkruan “Blitz.al”.
Në këtë mënyrë koncerti është moderuar nga aktori i shfaqjes “Equus”, Igli Zarka. Gjithsesi Jonida nuk ka munguar në inagurimin e sheshit. Ajo ka qenë në mbështetje të bashkëshortit të saj Albi Çifligu, i cili ka qenë skenografi i këtij aktiviteti .
Në fakt nuk ndodh shpesh që Jonida të shfaqet publikisht në evente publike me partnerin e saj, po ndoshta përmasat e këtij aktiviteti kanë bërë që ky rast të jetë përjashtim. (E.K/SHUPLAKA)