Një shqiptar së bashku me një çift kinezësh dhe një francez janë burgosur pasi u zbuluan nga FBI për pastrimin e 760.000 £.
Shqiptari Marsel Meco u takua me francezin në një parking në një hotel londinez dhe zbritën nga makina një valixhe të zezë. Oficerët i kishin monitoruar të gjitha lëvizjet dhe hynë në aksion duke sekuestruar të gjithë sasinë e parave brenda valixhes, shkruan mirror.
Brenda dhomës së hotelit u gjet edhe një tjetër sasi parash. Të gjithë anëtarët e bandës u burgosën me një total prej 11 vitesh e 10 muajsh burg. 27vjeçari shqiptar me banim në Chelsea iu dha dënimi me 20 muaj burg. (E.K/SHUPLAKA)