Ambasadori amerikan në Kosovë,Greg Delawie, ka vizituar një qendër votimi në Prishtinë. Ai është shprehur se Kosova duhet të jetë shëmbull për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
“Kosova le të jetë shembull për zgjedhje të mira, pa incidente dhe të monitoruara mirë”, ka thënë Delawie.
Ai tha se Kosova mund t’i tregojë botës se si duhet të mbyllet një process zgjedhor. Delawie u prit nga kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka.
Ambasadori amerikan deklaroi se 4 ekipe të ambasadës amerikane po vëzhgojnë procesin në Kosovë. (B.H/Shuplaka)