Presidenti Hashim Thaçi, së bashku me bashkëshorten dhe djalin Endritin, kanë votuar në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë.
Ai ishte i shoqëruar nga bashkëshortja dhe djali i tij.
Pas votimit Thaçi zgjedhjet e sotme i ka vlerësuar të rëndësishme për shtetin e Kosovën për kultivimin e demokracisë, afirmimin dhe konsolidimin e shtetit dhe forcimin e institucioneve.
Ai i ka ftuar të gjithë qytetarët pa dallim partie apo etnie të dalin masivisht më zgjedhje.(B.H/Shuplaka)