Skandalet nuk kanë fund në Shqipëri ku çdo ditë jemi mësuar të dëgjojmë nga më të çuditshmet.
Një rast i tillë është në fshatin Kloc të bashkisë Maliq ku janë banorët të cilët kanë ngritur shqetësimin për lënien në harresë nga pushteti lokal ku prej vitesh nuk është kryer asnjë investim qoftë në infrastrukturë.
Jo më larg se dje kreu i bashkisë Maliq, Gëzim Topçiu ka shkuar derë më derë për të kërkuar votën ndërsa nuk është pritur aspak mirë nga banorët.
Ata e kanë pyetur kryebashkiakun se përse nuk është kryer asnjë investim por përgjigjia ka qënë e prerë duke pohuar se ata nuk kanë qënë mbështetës të së majtës .
Mësohet se kryebashkiaku Topciu iu ka kërkuar votën në këmbim të investimeve në kanalizimet e fshatit, kanalizime të cilat kurrë nuk e kanë njohur dorën e investimeve.
Duhet theksuar fakti se disa prej fshatrave të bashkisë Maliq kanë gëzuar investime ndërsa shumë prej tyre janë lënë në mëshirë të fatit dhe kjo sipas interesave të kryebashkiakut.
Një Shqipëri me dy standarte sic e quajne vet banorët e fshatit Klocë. Mbeshtetesit e kryetarit kanë përfituar nga investimet ndërsa të tjerët aspak.
Është 56 vjecari me iniciale D.F i cili pohon se është ushtruar presion nga pushteti lokale për të mbështetur kryebashkiakun në te kundërt nuk do të ketë të drejtë të mar qoftë edhe një dokument të nevojshëm pranë bashkisë Maliq.
Edhe pse ndodhemi në vitin 2017 në Shqipëri fshatra shumë afër qëndrave urbane jetojnë si në mesjete pa uje të pijshëm dhe pa kanalizime. /SHUPLAKA
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2091″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]