Kryeministri Rama nuk i ka ndalur sulmet ndaj LSI-së. Ai deklaroi nga Roskoveci se PS duhet ta ketë e vetme timonin në mynyrë që të vazhdojë rrugën e reformave, ai shigjetoi LSI përsëri duke thënë se PS nuk i do më në prehër.
Rama deklaroi se PS-së i duhet një votë e fuqishme nga elektorati për të bërë 4-fishin e asaj që ka bërë këto 4 vjet.
“Është e qartë se çka kemi bërë është mjaftë për të kuptuar se e vetmja forcë që bënë punë, është PS. Do ju heqim nga qafa drejtuesit nga Hipotekat, patentat. Ndaj, mos ja jepni votat e tyre që merren me votën tuaj. Jemi të bindur se mund ta çojmë ekonominë tonë mbi 5.5 përqind, nëse na e jepni timonin e reformave pa na vënë të tjerë në prehër. Mos i lejoni partitë e tepsisë që ti fusin fusin duart tek mësuesit e fëmijëve tuaj”, tha Rama.