Shqipëria do të luajë sot në transfertë ndaj Izraelit ndeshjen e vlefshme për xhiron e 6 të përballjeve në Grupin G kualifikues të Kupës së Botës “Rusi 2018”.
Kuqezinjtë e Xhani De Biazit janë duke kaluar një periudhë jo pozitive teksa kanë pasur 5 humbje radhazi.
Sot, të rikthyer te skema 4-1-4-1 pas disa eksperimentesh të dështuara me 3-5-2, Shqipëria kërkon vetëm 3 pikët për të mbetur në garë për objektivin e vendit të tretë.
20:45 | IZRAEL – SHQIPËRI
Formacionet zyrtare
Izrael: Goresh, Dasa, Tibi, Tzedek, Tvatha, Naço, Golasa, Kohen, Rafaelov, Sahar, Zahavi
Trajner: Elisha Levi
Shqipëri: Strakosha, Hysaj, Gjimshiti, Mavraj, Aliji, Kukeli, Roshi, Abrashi, Memushaj, Hyka, Sadiku
Trajner: Xhani De Biazi
Gjyqtar: Aleksei Kulbakov (Bjellorusi)
(M.D/Shuplaka)