Kryetari i LDK-së Isa Mustafa, ka reaguar lidhur me rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme të 11 qershorit.
Përmes një reagimi të tij në rrjetet sociale, Mustafa u shpreh se në këto zgjedhje mbizotëroi zëri i kundërshtimit.
Ndërkaq, ai bëri me dije se përgjatë ditëve në vijim, LDK do të analizojë dhe vlerësojë rezultatin e zgjedhjeve, si dhe do të reflektojë në interes të anëtarësisë dhe qytetarëve.
Reagimi i Isa Mustafës:
Të nderuar qytetarë,
Ju e dhatë vendimin tuaj në këto zgjedhje. Mbi të gjitha mbizotëroi zëri i kundërshtimit.
LDK në ditët në vijim do të analizojë dhe vlerësojë rezultatet e zgjedhjeve dhe do të reflektojmë në interes të anëtarësisë dhe të qytetarëve.
Vendimin do ta marrim edhe me deputetët pas certifikimit të rezultateve si dhe me partnerët e koalicionit.
Falënderoj të gjithë ata që ia dhanë besimin koalicionit tonë dhe kandidatit për Kryeministër, prof, Avdullah Hotit, i cili bëri një fushatë dinjitoze në të gjitha fushat.
(XH.A/SHUPLAKA)