23:26 | 12/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

“Do e ndihmojmë kreun e Rilindjes të mos jetë më kryeministër”, Luan Rama tregon pse nuk u arrit koalicioni parazgjedhor LSI-PS

12:19 | 12/06/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rama thumbon LSI-në: Koha që pushteti t’i takojë popullit dhe jo partive që marrin peng qeverisjen

Në vijim të konferencës për shtyp, në përgjigje të pyetjeve për gazetarët, Luan Rama hodhi poshtë të gjitha pretendimet e Edi Ramës për kushtëzim vote. Ai u shpreh se Rama ka kërkuar koalicion me LSI-në, ndërkohë që sot flet për çështje shushunjash.

Sipas tij, shkak i mosarritjes së koalicionit për 4 vitet e ardhshme ishte mungesa e një bilanci, ballafiqimi politik, ftesë së cilës PS nuk iu përgjigj. Ai vuri në dukje se LSI është ende e gatshme për një ballafaqim, për të vënë “gishtin tek plaga”.

I pyetur lidhur me deklaratat e Ramës se nuk do të vazhdojë të jetë kryeministër në kushtet e kësaj marrëveshje, Luan Rama u shpreh se në këtë rast kreu i Rilindjes do i bënte një nder Shqipërisë.

“Rama nuk është për reforma por për “ramaforma”. Në asnjë rast nuk e kemi kushtëzuar votën në parlament, nuk ka asnjë rast të jetë kushtëzuar vota e LSI-së me ndarje drejtorish.

Të gjithë e dini që ka 6 muaj ndoshta më shumë që vetë kreu i PS-së ka kërkuar koalicion me LSI-në. Nëse ishte çështje shushunjash atëherë pse e kërkoi koalicionin edhe për 4 vitet e ardhshme. Pas natës që kaloi me Lul Bashën, për të na thënë sot për shushunjat. Mashtrim, falsifitet dhe hipokrizi!  Edhe në kohën kur kërkonte për ribërjen e koalicionit i kemi thënë që ka nevojë për një bilanc, e për të bërë një analizë, në funksion të kësaj analize… çfarë nuk është bërë mirë, çfarë është bërë, atëherë do ishim të hapur për koalicion. Nuk kanë ardhur me gjithë ftesën tonë për të bërë një bilanc. Vasili e ka ftuar Ramën për ballafaqim publik transparent dhe qytetar për të vënë gishtin mbi plagët. Ju nuk besoj se keni dëgjuar ndonjë përgjigje pozitive për ta bërë këtë ballafaqim, megjithatë kur të dojë kryetari i Rilindjes të vijë e t’u tregojmë qytetarëve ku janë shushunjat.

E gjitha është spekulim, nuk ka pasur rast kushtëzimi me ndonjë drejtori. Nuk është konceptuar kjo gjë si futja në pjesë në tepsi. Mqs kryetari i Rilindjes thotë se nuk do vazhdojë më të jetë kryeministër në kushtet e kësaj marrëveshje, do i bëjë një nder të madh Shqipëerisë dhe ne do ta ndihmojmë të mos jetë më kryeministër.”, u shpreh ndër të tjera Luan Rama.

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: edi ramakoalicionkoalicion ps-lsiLuan Rama
Pas

”Pse nuk keni dalë nga qeveria?”, përgjigjet Luan Rama. Tregon edhe nëse do shkojnë sot në festën e PS-së

Para

Flet Bujar Daka për vrasjen e Cukut: S’jam ndaluar nga policia, po punoj në shtëpi, nuk e njoh Shallarin

Para
Flet Bujar Daka për vrasjen e Cukut: S’jam ndaluar nga policia, po punoj në shtëpi, nuk e njoh Shallarin

Flet Bujar Daka për vrasjen e Cukut: S'jam ndaluar nga policia, po punoj në shtëpi, nuk e njoh Shallarin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ndihmës Sekretari i Shtetit arrin në Kosovë, SHBA thekson prioritetet për stabilitet dhe zhvillim rajonal

Shkodër – Gjetet pa shenja jete në makinë, dyshohet për arrest kardiak

Arrihet marrëveshja historike! Franca bie dakord për krijimin e shtetit të ri “Kaledonia e Re”

Dhjetëra deputetë britanikë letër qeverisë: Të njohim Palestinën si shtet!

Ndarja nga jeta e ish-ambasadorit gjerman në Shqipëri! Berisha: Mik i shquar i ditëve më të vështira të shqiptarëve

Panik në ajër, avioni i nisur nga Kroacia përfshihet nga flakët mbi Itali

Sllovakia synon të arrijë marrëveshje me BE-në për ndërprerjen e furnizimeve me gazin rus, Fico: Kemi afat deri të martën!

Shkodër/ Shpërthen bombël gazi në një banesë, dëmtohet pronari

Serbët, provokime në Srebrenicë/ Në ditën e përvjetorit, vendosin muzikë nacionaliste!

Rusia paralajmëron kundër aleancës së sigurisë që synon Korenë e Veriut

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.