Detaje të reja janë bërë me dije lidhur me dinamikën e ekzekutimit të ish-kryekomisarit Artan Cuku, vrasje që është ende në hetim e sipër.
Një ditë më parë u arrestua Mikel Shallari, i riu 24-vjeçar me një dosje të pasur penale, ku ndër të tjera bie në sy edhe arrestimi e burgosja prej disa muajsh në Zvicër. E është pikërisht qëndrimi në burgun e Zvicrës, njëra prej pistave ku po heton policia.
Ndonëse qëndroi disa muaj në burg në Zvicër për “trafikim të lëndëve narkotike” ku shteti zviceran i hoqi vetëm disa muaj lirie, ai krijoi edhe miqësi.
Nuk përjashtohet që vendi ku ai vuajti dënimin të ketë qenë vendi ku Mikel Shallari, vrasësi i dyshuar i Artan Cukut, të jetë njohur me porositësin e dyshuar, Bujar Dakën.
Ky i fundit, vëllai i Agim Dakës që u vetëvra në 2005-ën në zyrën e ish-kryekomisarit Cuku, ka mohuar të ketë lidhje me autorin e dyshuar. Ai është shprehur se ka qenë i burgosur në Zvicër, por nuk e njeh Mikel Shallarin.
Kjo është një ndër pistat që po hetohet me prioritet mbi vrasjen e Artan Cukut më 8 prill përpara banesës së tij.
(XH.A/SHUPLAKA)