Në kuadër të takimeve elektorale politikanët tanë i shohim kudo. Në qytete dhe fshatra, mitingje apo dhe takime kokë më kokë me qytetarët. Të zhveshur nga kostumet duket se këtë një muaj ata janë gjithë sy e veshë ndaj problematikave të njerëzve.
E kështu mjaft sportiv është shfaqur kreu i demokratëve Lulzim Basha, në një takim me disa fermerë në qarkun e Fierit. Në mungesë të stolave ai është ulur në ballat me barë që fermerët i përdorin si ushqim për bagëtitë gjatë dimrit.
Kujtojmë se qeveritarët e pëlqejnë pak më shumë luksin, ku nuk kanë munguar as karriget me ngjyrë të kuqe e të larta.
Basha shoqërohej në këtë takim dhe nga kreu i listës së Fierit për demokratët Enkelejd Alibeaj. Zero taksa, subvencione dhe mbështetje qeveritare janë vetëm disa nga premtimet e PD-së për fermerët. (E.K/SHUPLAKA)