I ndalur sot në Malësinë e Madhe ku zhvilloi një bashkëbisedim me kultivuesit e bimëve medicinale, kryeministri Edi Rama foli edhe për raportin me kryebashkiaken Voltana Ademi, teksa po flitej për problemin e bujqësisë dhe përmbytjeve në zonë.
Ai u shpreh para të pranishmëve se nuk ka gjë me Voltana Ademin, por nuk mund të arrijë të merret vesh me të, i duhet përkthyes.
“Unë skam gjë me Voltanën, por Shkodra është bashki e madhe e Shqipërisë dhe një pjesë të punës e ka Bordi i Kullimit dhe pjesën tjetër e qeveria. Por si t’ia them Voltanës unë këtë?! Duhet përkthyes të merresh vesh. Por mbas zgjedhjeve do shohim. Struktura për bujqësinë ka nevojë për reformë. Ti do që ta reformosh, por partia tjetër të thotë “Jo”- u shpreh Rama.
(XH.A/SHUPLAKA)