17:35 | 01/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Ministrja teknike Kërtusha masë disiplinore dy zyrtareve për shkelje të etikës dhe përfshirje në fushatë

18:13 | 12/06/2017
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ministrja teknike Kërtusha masë disiplinore dy zyrtareve për shkelje të etikës dhe përfshirje në fushatë

Ministrja teknike e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Xhulieta Kërtusha ka firmosur sot propozimin për nisjen procedurës disiplinore ndaj Mariana Jorgji, Drejtoreshë në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit Sociale Shtetëror në Korçë si dhe masë me largim nga puna për përgjegjësen e Agjensisë së Sigurimeve Shoqërore Vlorë, Jonida Hysenaj.

Propozimi për nisjen e procedurës disiplinore ndaj Jorgjit vjen për shkak se kjo e fundit nuk ka lejuar Grupin e Punës të ushtrojë kontrollin e autorizuar nga ministrja, duke shkelur parimet e etikës në punë.

Propozimi i Ministres Kërtusha, bazohet në ligjin nr.90/2012 për “Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore”, vendimit nr. 473, datë 1.6.2017 “Për marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë, për vitin 2017”, si dhe vendimit nr.452, datë 27.7.2005 “Për miratimin e statusit të shërbimit Social Shtetëror” të ndryshuar.

Ndërkohë në kuadër të masave të marra për parandalimin e përfshirjes së punonjësve të administratës publike në fushatë zgjedhore, brenda orarit zyrtar të punës, Kërtusha ka firmosur propozimin për masë disiplinore “Largim nga puna” për Përgjegjësen e Agjenissë së Sigurimeve Shoqërore në qytetin e Vlorës. Kërtusha i ka propozuar Astrit Hados, Drejtor i Institutit të Sigurimeve Shoqëore, largimin nga puna të Jonida Hysenaj me detyrë, me arsyetimin se ekzistojnë faktet që vërtetojnë se ajo ka marrë pjesë në fushatën elektorale, gjatë orarit zyrtar të punës.
(M.D/Shuplaka)

Etiketa: kertusha
Pas

Organizoi protestë kundër korrupsionit në nivelet më të larta të poltikës, arrestohet lideri i opozitës ruse

Para

Kodheli i përgjigjet denoncimit të Berishës: E vërteta e përdorimit të ushtrisë në fushatë

Para
’97 dhe Gërdeci, Berisha i përgjigjet Kodhelit: Ndrikulla Striptiza përdor gjethet e opozitës si gjethe fiku!

Kodheli i përgjigjet denoncimit të Berishës: E vërteta e përdorimit të ushtrisë në fushatë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vriten dy skocezë në një lokal në Spanjë, sulmi kur po jepej finalja e Champions

“Më shumë se një mbret”, shefi i famshëm Nusret publikon foto me kryeministrin Rama

Ukraina sulmon bombarduesit bërthamorë ruse

Ministri i Gazës dënon heshtjen ndërkombëtare: Izraeli ka kryer masakra kundër popullatës së uritur

EMRI| Detaje nga aksidenti i rëndë në Vlorë, identifikohet viktima

1 i vrarë dhe 12 të plagosur nga të shtënat masive në Karolinën e Veriut

Studentët në Serbi protestojnë sot në 34 qytete

Pusteci çel zyrtarisht sezonin veror

Vlorë/ Përplaset motorri me dy të rinj, humb jetën 19 vjeçari

Tiranë / U kapën me 14 armë zjarri, Gjykata cakton “arrest me burg” për 8 të dyshuarit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.