12:49 | 08/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Fuga për “bilancin” e koalicionit: Paskemi jetuar njëkohësisht në dy shtete, një të LSI dhe një të PS

19:45 | 12/06/2017
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Fuga për “bilancin” e koalicionit: Paskemi jetuar njëkohësisht në dy shtete, një të LSI dhe një të PS

Akademiku Artan Fuga ka shkruar sot në rrjete sociale se si ky “bilanc” i koalicionit të qeverisjes PS-LSI nuk ka parë madje as bota. 

Siç shkruan ai, duket sikur shqiptarët këto 4-vjet kanë jetuar në dy shtete të ndryshme një të LSI-së dhe një të PS-së duke qenë se secila palë mbron vetëm dikasteret që ka drejtuar vetë.

“Koalicionit i ka dalë vetja qejfit. Autokritikë vendçe”,-shkruan Fuga. 

Shkrimi i Fugës:

Bilanc qeveritar që nuk e ka parë bota !!!
———————————–
Jemi përpara ditës së zgjedhjeve për deputetë në Kuvendin e Shqipërisë. 25 qershori po afron. Ndërkaq sigurisht kemi edhe një vështrim pas nga koalicioni qeveritar për të bërë një farë bilanci të rezultateve të këtyre katër viteve në qeverisje.

T’i marrësh Shqipërisë katër vite kohë duhet guxim i madh moral. Shumëzoje për dhjetë dhe del gjithë periudha moniste pakashumë. Shumëzoje edhe me dhjetë të tjera dhe kthehemi pas afërisht te shekulli Skënderbeut.

Por, si ky bilanc nuk ka parë bota. As Historia e tranzicionit shqiptar.

Pse?

E para, sepse derisa filloi fushata elektorale nga ana e përfaqësuesve të ndryshëm të koalicionit qeveritar kishim gjykimin se Shqipëria vërtet ishte futur në rrugën e bërjes të një fuqie ballkanike, me organizim urban cilësor, me shkolla të nivelit europian, me shëndetësi në lulëzim, me papunësi të ulur, dhe me shqiptarë të pasur.

Ohhh!, sa bukuri ka tufa!!!

Pritej që gjatë fushatës boritë e sukseseve të binin si trompetat e një gjahu mbretëror, por në kundërshtim me normalitetin politik, pikërisht gjatë fushatës elektorale, partitë e koalicionit qeveritar po tregohen të pamëshirshme dhe po kritikojnë qeverisjen e tyre gjatrë katër viteve të shkuara, aq sa edhe ne që nuk kemi qenë dakord në asnjë pikë strategjike me të, po çuditemi nga furia e autokritikës nga ana e koalicionit.

Koalicionit i ka dalë vetja qejfit.

Autokritikë vendçe!

E dyta, rezultate të papara në botë, sepse katër vite në koalicion, ishin bashkë, tani në fushatë dy partitë qeveritare i bëjnë opozitë njera tjetrës, kurse mes koalicionit qeverisës dhe opozitës që pothuajse nuk u bë gjatë katër viteve, duket se marrëveshja e arritur funksionon.

Katër vite në opozitë mes PS dhe PD dhe tani gjatë fushatës elektorale, pikërisht në finish, dy partitë bëjnë marrëveshje midis tyre që ndikon jo pak fushatën e sotme elektorale.

Vërtet e pamendueshme nga pikiëpamja e gjërave normale që mund të priteshin!

Së treti, njera parti lavdëron ministritë që ka drejtuar ajo, dhe kritikon ato që drejtonte tjetra, dhe anasjelltas.

Nuk e paskemi ditur. Paskemi jetuar njëkohësisht në dy shtete. Një të LSI dhe një të PS!

PS thotë se taksat, patentat, doganat, bujqësia, madje edhe drejtësia, e ku e di unë tjetër paskan qenë për ibret.

Kurse LSI thotë se rendi, shkolla, reformat e arsimit të lartë, strategjia e vetingut, paskan qenë lemeri!

Pra, po t’i bashkojmë këto dy bilance del se paskemi jetuar nën një qeverisje beter!

Nuk e thotë opozita, sepse ajo është fort edukueshëm e artikuluar, por e thotë vetë koalicioni qeveritar!

Cfarë po bëhet kështu?

Kemi qenë mirë apo kemi qënë keq!

Jemi qeverisur mirë apo jemi qeverisur keq e burra ?!

Kemi jetuar nën një qeveri, apo nën dy qeveri!

Skizofreni politike që trullos mendjet e qytetarëve.

Ps thotë se ka pranuar qeverisjen e keqe të LSI sepse përndryshe nuk merrte dot vota, nuk mbante pra dot pushtet.

LSI thotë se ka pësuar keq-qeverisjen e PS sepse donte stabilitetin e koalicionit, pra të pushtetit, donte pushtet.

Cfarë po bëhet kështu?!

Të dyja palët pranojnë se kanë pranuar keq-qeverisjen e shkaktuar prej aleatit të tyre për shkaqe elektorale, për shkak të dëshirës për vota, për dëshirën për pushtet!!!

Pikërisht ky është problemi.

Kjo është përgjegjësia.

Për hir të pushtetit dhe të votave të keq-qeverisësh Shqipërinë!!!

Kjo nuk është logjikë çfajësimi, kjo është fajësia vetë.

Dhe ata që duhet të bëjnë bilancin qeveritar e pranojnë këtë kaq hapur?!

Po ky është halli ynë o shokë!

Cfarë duhet tjetër përtej kësaj???

Nëse rrethanat nuk të lenë të mirëqeverisësh vendin, qendro në opozitë!

Ky është morali politik më elementar.

Mos kërko e mbaj pushtet kur paskesh qenë i ndërgjegjshëm se qeverisja jote do të jetë e keqe, duke mbajtur në pëqi dikë që të pengon pamjen, nuk të lejon të ndryshosh marshet, apo t’i japësh gaz motorrit.

Cfarë kulture politike!!!

(M.D/Shuplaka)

Etiketa: artan fugakoalicionLSIPps
Pas

Pengon sekretaren Hoxha të hyjë në institucion, Ministri i Drejtësisë sqaron arsyet përse

Para

“Po pata edhe unë kredi nuk ka më shtet”, aktori i “Portokallisë” zbulon rrogën mujore

Para
“Po pata edhe unë kredi nuk ka më shtet”, aktori i “Portokallisë” zbulon rrogën mujore

“Po pata edhe unë kredi nuk ka më shtet”, aktori i “Portokallisë” zbulon rrogën mujore

Discussion about this post

 



Të Fundit

Test për qeverinë Vuçiç/ Mbahen zgjedhjet lokale në dy komuna të Serbisë, qendrat e votimit hapen pas bllokadave të studentëve

Balliu në takime intensive në Berlin: Farsa elektorale e Ramës nuk duhet të pengojë aspiratën europiane të Shqipërisë

Skandal me zë dhe figurë – PD akuzon kryetaren e komanduar të Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani, për abuzim me detyrën dhe shpërdorim të pasurive publike për përfitime personale

Referendumi për shtetësi polarizon shoqërinë në Itali

Zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë, nën hetim Drejtori i Ndërmarrjes së Pastrimit të bashkisë! Procedohet dhe përgjegjësi i Bordit të Kullimit bashkë me tre punonjës

Vodhi një shumë parash në kasafortën e kishës, shpallet në kërkim 55-vjeçari në Vlorë

PL: Strehimi është kthyer në luks për shumicën e shqiptarëve, një ndër faktorët që po nxit largimet nga vendi

Aksioni ku u kapën 6 kg heroinë në Kapshticë, arrestohet drejtuesi i mjetit që transportonte drogën dhe 4 punonjës policie

Masat e sigurisë për ndeshjen Shqipëri-Serbi, Proda mesazh falënderimi

Koçiu: Rikonstruktohen 4 qendra shëndetësore në Durrës, shërbime për 6 mijë qytetarë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.