20:36 | 28/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Manjani i jep të drejtë Ambasadës Amerikane: Reforma rrudhet me PS-në e PD-në bashkë. SPAK-u është “vdekjeprurës” për zullumqarët

21:48 | 12/06/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Manjani: Pështyma e dy partive ndaj LSI asgjë e re, presim kur do ngrihet çadra tjetër në bulevard

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, ka reaguar pas deklaratës së ambasadës së SHBA-ve në Tiranë, se ka përpjekje për të dobësuar Reformën në Drejtësi.

“Po, ka të drejtë ambasada Amerikane! Reforma rrudhet nëse PS e PD bëhen bashkë. SPAK-u është “vdekjeprurës” për zullumqarët e çdo kohe!”, reagon Manjani.

Pak orë më parë, ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar pasi para pak ditësh Unioni i Gjyqtarëve ka ankimuar në Kushtetuese në fshehtësi ligjin e vettingut.

Ambasada përmes një deklarate për mediat i dërgon një mesazh Kushtetueses që ta shqyrtojë këtë kërkesë të gjyqtarëve me transparencë.

“Ambasada e SHBA mbështet deklaratat në mbështetje të reformës në drejtësi nga udhëheqësit e tri partive politike më të mëdha në vend.  Ata kanë të drejtë kur thonë se reforma në drejtësi do të ecë përpara, por populli shqiptar duhet të shqetësohet nga përpjekjet për të dobësuar reformën, për të mbrojtur gjykatës dhe prokurorë të korruptuar, përfshirë ata që kanë lidhje me krimin e organizuar.  Vetingu duhet të jetë i fortë dhe kuptimplotë, sepse elementët kryesorë anti-korrupsion të reformës, përfshirë SPAK-un dhe BKH-në, varen nga gjykatës dhe prokurorë të ndershëm.

Ne nxisim Gjykatën Kushtetuese që të shqyrtojë ankesat në mënyrë të hapur dhe transparente, duke u mbështetur në rekomandimet e Komisionit të Venecias. Ne përgëzojmë qytetarët shqiptarë, shoqërinë civile dhe median e pavarur, që vazhdojnë të jenë syhapur që njerëzit e korruptuar të mos ua vjedhin demokracinë e tyre.”, thuhet në deklaratën e ambasadës. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: ambasada amerikaneylli manjani
Pas

Me moderatorët dhe velinat e Fiksit, Vasili kujton shprehjen e Metës (FOTO)

Para

Luan Rama: Basha sulmon LSI-në sepse ka hequr dorë nga kauzat e drejta të çadres, iu përul rilindjes

Para
Luan Rama: Basha sulmon LSI-në sepse ka hequr dorë nga kauzat e drejta të çadres, iu përul rilindjes

Luan Rama: Basha sulmon LSI-në sepse ka hequr dorë nga kauzat e drejta të çadres, iu përul rilindjes

Discussion about this post

 



Të Fundit

Dueli ndaj Serbisë, përgatitjet e Shqipërisë nisin në qetësinë e Durrësit

Zgjerimi i nismave humanitare, Zelensky takohet me pastorin amerikan Graham

OKB mirëpret planet për një raund të ri bisedimesh Rusi-Ukrainë

Gonzato: Reformë zgjedhore deri në 2026, të përfshijë rekomandimet e OSBE-ODIHR! Anëtarësimi kërkon dialog politik

Trajnim me forcat amerikane, Presidentja pret ushtrinë e Kosovës në SHBA

Alarm për ndotjen detare! Greqia miraton planin prej 780 milionë eurosh për Egjeun dhe Jonin

Fshati zviceran Blatten shkatërrohet nga shembja e akullnajës, një person i zhdukur

Dhunohen 2 efektivë të Policisë Bashkiake në Tiranë, shpallen në kërkim agresorët

Rregulla të reja në ligjin e emigracionit në Gjermani, ndalohet ribashkimi familjar dhe natyralizimi i shpejtë

Kërkesat e Putin për paqe në Ukrainë, njëra prej tyre është ndalimi i zgjerimit të NATO-s drejt lindjes

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.