‘‘Portokallia” është një nga emsionet më të dashura të humorit në vend dhe çdo ndryshim në drejtim bën shumë bujë. E kështu largimi i Eneda Tarifës akoma ka lënë pikëpyetje nëse ishte një ikje miqësore apo jo.
Këngëtarja e ftuar pak kohë më parë, e ftuar në ‘Xing me Ermalin’ la shumë për tu menduar kur tha duke qeshur: ‘Më ka marr shumë malli për ‘Portokallin’…”
Salsano Rrapi nga ana tjetër, i ftuar në ‘Tek Unë’ me Arjola Shehun ka folur ndër të tjera edhe për ‘formulën’ e ndërrimit të shoqërueseve të tij në ‘Portokalli’ dhe si ka funksionuar kjondër vite.
“Unë kam prezantuar vetëm me Enedën dhe me Xhemin. U nis me Enedën, që ishte rreth 12 sezone, 6 vjet, pastaj erdhi Xhemi, një sezon ishim bashkë, pastaj iku Eneda, mbeti Xhemi. Sepse u bë kjo stafeta, na erdhi dikush tjetër për ta bërë më të zbutur stafetën.
Kur ka filluar ky program, u mor spunto nga ‘Zelig’ i Italisë. Tani këtë kishte qëllim, të bënte një Zeling në Shqipëri dhe Zeling kështu e ka traditën: moderatori nuk lëviz, vetëm femrat lëvizin. Claudio Bisio ka ndenjur rreth 14- 15 vjet dhe gjithë historia rrotullohej rreth femrave ‘kush do jetë femra që do jetë në krah Bisio-s” tha Salsano Rrapi. (E.K/SHUPLAKA)