Duke iu referuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Skenderaj të Kosovës ishin 54 mijë e 590 persona gjithsej në lista. Por ata që votuan ishin 18 mijë e 18 votues.
Sipas Gazeta Ekpress nga 18 mijë e 18 votues, Kadri Veseli, lideri i Partisë Demokratike të Kosovës mori 12 mijë e 710 vota vetëm në Skenderaj, kështu duke dalë lideri i parë më i votuar në këtë vend. Ky ishte një rezultat i thellë për të në këtë komunë.
Ndërsa kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj në këtë komunë ka marrë vetëm 1 mijë e 413 vota.
Partia e dytë më e votuar në Skenderaj në zgjedhjet e 11 qershorit ishte Lëvizja Vetëvendosje me 1 mijë e 217 vota, apo me përqindje 6,63. (J.V/Shuplaka)