DEKLARATA E FORTË/ Çfarë ka thënë Edi Rama në një takim jopublik për opozitën.
Tashmë duket se Rama dhe Basha janë bërë bashkë me një qëllim të vetëm për të dëmtuar LSI-në. Edhe në deklaratat që ata bëjnë mes tyre ngjajnë më shumë si miq sesa armiq.
Mirëpo për shumë nga njerëzit nuk është e largët dita kur dy krerët e Partive më të mëdha në vend sulmonin në mënyrë të hapur njëri tjetrin.
I ftuar mbrëmë në “Ora Neës”, Luan Rama ka deklaruar se në një takim Rama shprehej shprehimisht se nuk e donte opozitën në zgjedhje.
Luan Rama: Kjo është pa dyshim është me kosto shumë të vogël nga kostoja e papërgjegjshmërisë për të shkuar pa opozitën në zgjedhje. Kam qenë në takim ku zt.Rama ka thënë shprehimisht; ‘unë ata nuk i dua në zgjedhje sepse është momenti për ta pastruar politikën shqiptare nga këta’. Po e citoj në ligjëratë të drejtë.
Tare: Me ata kush kuptohet? Sepse kjo është një deklaratë e fortë.
Luan Rama: Nuk e dua opozitën në zgjedhje. Pastroi sheshin para Kryeministrisë nga çadra dhe e mori në qeveri. Është shumë më mirë kështu se pa opozitën në zgjedhje. Nuk mundesh që baltën dhe shushunjat t’i faturosh partisë që ka qenë në minorancë. (E.K/SHUPLAKA)