03:56 | 22/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

“Misioni i LSI-së ka mbaruar, zbulohen POROSITË e Ramës me drejtuesit politikë të PS-së në qarqe

09:25 | 13/06/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
”Meta pas shkarkimeve të Ministrave”, reagon kreu i LSI-së: E vetmja herë kur kam ndërhyrë te Rama për çështje emërimesh

“Misioni i LSI-së ka mbaruar bashkë me lojën ‘i treti i vërteti’”. Kjo mësohet të ketë qenë porosia e qartë që kreu i PS-së Edi Rama iu ka bërë drejtuesve të qarqeve. Në fakt  edhe nëse Rama nuk e thotë këtë publikisht prej ditësh ai ka nisur sulmin frontal ndaj LSi-së.

Pa i ndërprerë ata nga fushata, ai ka komunikuar deri pas mesnate me koordinatorët në qarqe përmes një video-konference, ku ka marrë të dhëna prej tyre për ecurinë e fushatës, por edhe votat që PS-ja parashikon të marrë në çdo bashki, shkruan “Panorama”.

Rama se u ka thënë atyre se nuk është problem i socialistëve nëse Ilir Meta apo krerët e tjerë të partive të vogla e marrin këtë si luftë politike, apo personale ndaj tyre, dhe sipas tij socialistët nuk duhet të bien në batakun e fushatës së tyre të mbushur me mllef e kërcënime, pasi misioni i LSI-së ka mbaruar bashkë me lojën “i treti i vërteti”.

Drejtuesit politikë në qarqe kanë kërkuar shpjegime mbi deklaratën e bërë në komunikimin javor dhe mësohet se Rama e ka nënvizuar edhe më fort këtë tezë, duke argumentuar se nënshtrimi i mëtejshëm ndaj logjikës së copëtimit të administratës me LSI-në apo të tjerë, në dëm të projektit të shtetbërjes, për hir të numrave në parlament, është i papranueshëm për të.

Duke marrë edhe opinionet që vijnë nga çdo qark, nga kontaktet që kandidatët marrin me qytetarët, në komunikimin e së dielës në mbrëmje është thënë si nga Rama, ashtu dhe nga krerët e qarqeve se koalicioni me LSI-në është tanimë kapitull i mbyllur dhe disa prej tyre kanë kërkuar që kjo të thuhet hapur.

Gjatë bashkëbisedimit me bashkëpunëtorët e tij në krye të listave të kandidatëve, kryesocialisti ka ballafaquar të dhënat e sondazheve që PS-ja zhvillon çdo javë dhe raportimeve që jepnin drejtuesit politikë në çdo qark.

Mesa duket në këto dy javët e fundit që na ndajnë nga zgjedhjet na presin deklarata edhe më të forta mes aletaëve qeverisës në katër vitet e fundit. (E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: porositerama
Pas

OSBE për zgjedhjet në Kosovë: Nuk pati parregullsi të mëdha, u zhvilluan në mënyrë të organizuar

Para

Vrasja e Artan Cukut, Bujar Daka: E vërteta e njohjes sime me Mikel Shallarin

Para
Flet Bujar Daka për vrasjen e Cukut: S’jam ndaluar nga policia, po punoj në shtëpi, nuk e njoh Shallarin

Vrasja e Artan Cukut, Bujar Daka: E vërteta e njohjes sime me Mikel Shallarin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza

Gjenerata online, Smartphoni në ‘majë të hundës’

Sulm me bombë ndaj autobusit të shkollës, ka viktima

Pritet të përdoret edhe nga Trump… Pentagoni pranon avionin nga Katari

Miliarda pako nga TEMU nuk do të jenë më me transport falas? Zbulohet plani që ‘mërziti’ blerësit online

Agjencia Evropiane e Barnave: Adoleshentët evropianë të ekspozuar ndaj rreziqeve të reja të varësisë

FOTOT| Trafik kokaine dhe heroine, kush janë shqiptarët e organizatës kriminale

Pas zgjedhjeve, deputetët kthehen javën që vjen në Kuvend! Në shtator marrin detyrën të rinjtë

Tragjike në Alpet e Zvicrës, orteku i merr jetën dy alpinistëve italianë

“Ka 12 deri në 18 muaj jetë”, ish mjeku i Shtëpisë së Bardhë shokon me deklaratën për Bidenin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.