09:35 | 25/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Jorida Tabaku: Si u përdorën 1.8 miliardë euro borxh i shtuar për makina dhe konçesione nga Rilindja

12:04 | 13/06/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Deklarata e BE-së për Shqipërinë: Tabaku: Europa duhet fituar, nuk na e fal askush

Deputetja Jorida Tabaku ka deklaruar se qeveria e rilindjes e rriti borxhin publik. Ajo ka nënvizuar se 1.8 miliardë euro borxh i shtuar janë përdorur për shpenzime luksi , për koncesione, tendera , fasada të shesheve të qyteteve nga Rilindja e Edi Ramës. 

SHKRIMI:

“Borxhi rilindas!

Qeveria e rilindjes e rriti borxhin publik në 8.1 mld Euro. Secili prej nesh sot paguan 870 euro shtesë për të shlyer këtë borxh. Në një vend normal kjo rritje e borxhit do të shoqërohej me investime ne infrastrukturë, me ujësjellës etj. por jo në qeverinë rilindase.

Si u përdorën 1.8 mld euro borxh i shtuar?

– shpenzime luksi në vlerën e 256 mln euro (zyra, makina, rikonstruksione etj.)
– koncesione 470 mln euro,
– tendera për oligarkët pranë qeverisë 130 mln euro;
– fasadat e shesheve të qyteteve 400 mln euro.

Për katër vjet nuk pati asnjë shtesë page në sektorin publik, pensionistët nuk patën asnjë shtesë pensioni ndërsa mbi 4000 familje u përjashtuan nga listat e ndihmës sociale dhe mbi 45% e popullsisë jeton me nën 5$/ditë.
Partia Demokratike do të anulojë të gjitha koncesionet abuzive që nuk janë në interesin e shqiptarëve, do të drejtojë shpenzimet e qeverisë në infrastrukturën e lënë në mjerim nga rilindja.
Borxhi publik nuk do financojë asnjë shpenzim tjetër veç investimeve publike që ekonomia shqiptare të rritet.

Do të ulim taksat për bizneset në 9% si dhe TVSH-në në 15% për t’i dhënë shtysën e duhur sektorit privat, fuqizimin e konkurueshmërisë, rritjen e pjesëmarrjes në një treg më të zhvilluar që do të sjellë më shumë të ardhura në buxhetin e shtetit, rrit investimet publike dhe ul borxhin publik. Do të rrisim pensionin për çdo qytetar duke e çuar atë në 250 mijë lek për pensionistë, do të ri shohim të gjitha politikat sociale të implementuara nga qeveria rilindase për t’i qëndruar sa më pranë qytetarëve në ndihmë dhe nevojë. Ekonomi tregu me komponent social. Kjo i duhet sot Shqipërisë. (J.V/Shuplaka)

 

 

Etiketa: borxhijorida tabakuRilindja
Pas

“Pas Izraelit shumë donin të bënin gati funeralin tim”, De Biazi tregon kur do largohet nga Kombëtarja

Para

4 bidonë me 51 kilogramë drogë fshehur në shkurre, pranga dy të rinjve vëllezër në Delvinë (DETAJE)

Para
4 bidonë me 51 kilogramë drogë fshehur në shkurre, pranga dy të rinjve vëllezër në Delvinë (DETAJE)

4 bidonë me 51 kilogramë drogë fshehur në shkurre, pranga dy të rinjve vëllezër në Delvinë (DETAJE)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Nata e dytë e tmerrit! Forcat ruse godasin Kievin, vriten 3 persona

Berat/ Shpërthim me lëndë plasëse gjatë natës në lokal, nisin hetimet

Merr flakë automjeti në aksin “Fier-Lushnjë”, shpëtojnë shoferi dhe pasagjeri

Zelensky njofton për fazën e tretë të shkëmbimit të të burgosurve

Rrëmbehet shqiptari në Athinë/Kush është djali i biznesmenit që u torturua për 5 orë

Danimarka rrit moshën e daljes në pension, më e larta në Evropë

Këshilli i Evropës refuzon presionin politik mbi GJEDNJ-në në përgjigje të Melonit

9 nga 10 fëmijët e një mjeku vriten në sulmet e fundit të Izraelit në Gaza

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, bëhet baba për herë të katërt

Katastrofë natyrore në Australi, përmbytjet shkaktojnë 5 të vdekur! Kryeministri Albanese: E tmerrshme humbja e jetëve!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.