Pas deklaratave të ish kreut të LSI, Ilir Meta në konferencën për media, kryeministri Edi Rama iu ka dërguar kandidatëve për deputetë të PS, një mesazh i cili ka mbërritur në celularin e gjithsecilit kandidat.
Në këtë mesazh Rama iu ka theksuar kandidatëve që nuk duhet të ketë më lajme për LSI-në dhe fokusin e tyre në takimet elektorale ta kenë tek vetingu, ekonomia, punësimi.
Mesazhi i Ramës:
Ju lutem nuk duhet të kemi më lajme për LSI-në!
E sotmja ishte një ditë per t’u dhënë të gjithëve mesazhin se LSI nuk ka më shanse të bëjë të tretin të vërtetin, në mënyrë që ju të gjithë ta përdorni këtë në fushatën mikro, me organizim kapilar për të kthyer njerëzit që rrinë me LSI për interes jo për bindje!
Në makro, pra në komunikimin publik duhet të fokusohemi tek mesazhi ynë dhe për reformën e administratës të themi, ne duam të bëjmë dhe duam të kemi mundësinë të zgjedhim më të mirët!
Kaq dhe fokusin tek vetingu, ekonomia, punësimi e me radhë në mesazhin tonë… Forca! (J.V/Shuplaka)