Prokuroria e Madridit ka ngritur zyrtarisht padi kundrejt yllit të Realit të Madridit për evazion fiskal për një shifër prej 14.7 milionë Eurosh.
Sipas prokurorisë, Ronaldo ka krijar një shoqëri për të fshehur të ardhurat nga të drejtat e imazhit, një veprim ky i bërë me vullnet e ndërgjegje të plotë duke thyer kështu ligjet fiskale të vendit iberik. Evazioni fiskal i kryer nga Cristiano Ronaldo është kryer për përiudhën 2011-2014 që do të thotë se portugezi duhet të përgjigjet për 4 krime ekonomike.
Denoncimi ndaj Ronaldos është bërë në bazë të provave të paraqitura nga Agjencia e Të Ardhurave në Spanjë që ndër të tjerat kujton se Ronaldo krijoi shoqërinë Tollin Associates në Ishujt Virgin ku ai kalonte të ardhurat nga të drejtat e imazhit. po kështu Ronaldo kishte një shoqëri të tillë edhe në Irlandë me emrin Multisports&Image Management.
Përveç kësaj, prokurori akuzoi Ronaldon se ka deklaruar 11.5 milionë euro të fituara nga 2011-14 në një deklaratë tatimore të paraqitur në 2014, kur prokurori tha se të ardhurat reale të Ronaldos gjatë asaj periudhe ishin gati 43 milionë euro. Ai shtoi se Ronaldo në mënyrë të rreme pretendonte të ardhurat si të ardhura nga pasuria e patundshme, të cilat “në masë të madhe” ulnin normën e tij tatimore.
prokurori i shtetit përmendi vendimin kundër Messit si precedent për rastin kundër Ronaldos.
Lionel Messi u dënua për mashtrim tatimor për të ardhurat e papaguara nga të drejtat e imazhit të vitit të kaluar (B.H/Shuplaka)