5300 ushtarë nga dhjetë shtete të NATO-s kanë nisur një manovër të madhe ushtarake në Lituani. Me manovrën “Iron Wolf 2017” (Ujku i hekurt) do të verifikohet gatishmëria për mision e batalioneve të NATO-s të stacionuara në këtë shtet baltik.
Njësia luftarake multinacionale për të forcuar krahun lindor të NATO-s dhe për ta frikësuar Rusinë drejtohet nga Forcat e Armatosura Gjermane, Bundeswehr. Gjermaninë e mbështesin shtetet e Beneluksit dhe Norvegjia. Manovra që do të zgjasë deri në 23 qershor, sipas të dhënave të ushtrisë do të kryhet në tri rajone të Lituanisë.
Krahas trupave të batalionit të NATO-s, në manovër marrin pjesë edhe ushtarë nga SHBA, Britania e Madhe, Polonia dhe Portugalia, shkruan Deutsche Welle.
Tre shtetet Baltike janë të shqetësuara për sigurinë e tyre për shkak të vazhdimit të konfliktit të Ukrainës. Për ta frikësuar Rusinë, që prej vitit 2014 SHBA kanë zhvendosur atje me një sistem rotacioni trupa të tyre. Edhe NATO-ja e ka përforcuar praninë e saj. Lituania dhe Letonia do ta rrisin deri në vitin 2018 buxhetin e tyre ushtarak në dy përqind të Produktit të Brendshëm Bruto.
(M.D/Shuplaka)