Ka vetëm pak ditë që është inaguruar dhe koncertet në sheshin Skënderbej duket se nuk kanë përfunduar.
Pas hapjes madhështore dhe koncerteve të organizuara në tre ditët e para, në skenën e sheshit “Skëndërbej” do ngjitet sot këngëtarja e njohur e muzikës popullore dhe asaj të lehtë, Aurela Gaçe, e cila do mbajë një koncert të sajin.
Lajmin e ka bërë të ditur vet kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj me anë të një postimi në rrjetet socile ai fton qytetarët që të ndjekin nga afër perfomancën e Aurelës. “Jam shumë i lumtur që sonte në sheshin Skënderbej do kemi një Vlonjate puro. P.S Pas ‘tërmetit’ që shkakton Aurela, asnjë skeptik nuk do të ketë më dyshime për cilësinë e punimeve #MosEHumb #20:30”, shkruan Veliaj. (S.SH/Shuplaka)