Kreu i FRD-së, Bamir Topi ka thënë sot në një intervistë për Tema TV, se presidenti i zgjedhur Ilir Meta është ndjerë i tradhtuar nga Rama ndaj edhe lëshoi “bombën” e mosdekretimit të qeverisë së re të dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit.
Topi u shpreh se Meta ka ndryshuar sjellje që pas marrëveshjes Rama-Basha.
“Meta ndjehet i tradhtuar nga Rama që pas paktit me Bashën. Po të shihni, ai ka qenë mjaft i qetë pas darkës me Ramën te “Pazari i Ri” dhe pasi u zgjodh President”, u shpreh Topi.
Ndërkaq, lidhur me koalicionet e mundshme të forcës së tij pas zgjedhjeve, Topi tha se nuk e përjashton si mundësi që të jetë në qeveri.
(M.D/Shuplaka)