Ish-kreu i LSI dhe presidenti i zgjedhur Meta nga Pogradeci u shpreh se Rama shiti bashkinë e Pogradecit në zgjedhjet e 2015-ës e cila tashmë drejtohet prej të djathtëve.
Pjesë nga fjala e Metës:
Pogradeci e ka hak për të dalë forcë e parë ndaj atyre të pabesëve që e shitën bashkinë. Le ta dëgjojë Edi Rama, nuk do të ketë asnjë votë socialiste për ata që e shitën, jo vetëm që e shitën edhe të Lezhës, që u qëndroi korrekte kudo në të gjithë Shqipërinë por edhe e kanë katandisur Pogradecin në një bashki të kategorisë së tretë, nuk e kanë mbështetur, e kanë penalizuar.
Ndaj LSI do të jetë forcë e parë, duhet një drejtim i ri që mos të ndërtojë më kulla si ajo e Korçës prej miliona euro, të jepen për subvensione për agroturizëm që mos të harxhohen për palma që janë tharë në autostradë, nuk e ka fajin shkenctari i nderur Edmond Panariti, Rama nuk i jepte fonde bujqësisë, ka marrë 1/10 e fondeve sa Maqedonia, jo, fajin e ke ti se nuk di të drejtosh, do ta marrësh përgjigjen në 25 qershor, nuk ka presion dhe shantazh që na ndalon.
(M.D/Shuplaka)