Pas vizitës së këshilltarit të Lartë të CDU-së, partisë së kancelares gjermane Angela Merkel, Hans Joachim Falenski në Durrës, Kavajë dhe Elbasan, Partia demokratike ka zbardhur deklaratën e plotë të tij përpara qytetarëve.
Falenski, ka shprehur mbështetjen e programit ekonomik të Lulzim Bashës, duke thënë se është i besueshëm konkret dhe i zbatueshëm. Mirëpo është shprehur mjaft ashpër për kryeministrin Edi Rama.
“Përshëndes sot te gjithë spiunet e Edi Rames dhe me vjen mire qe jeni këtu për te marre vesh te vërteten. Ky vend ka zhvillim te keq për shkak te qeverise se keqe.
Rama beri sikur luftoi drogën ne Lazarat por fakti është qe Rama është politikani qe ktheu Shqipërinë ne Kolumbi 2 vitet e fundit.
Ndaj askush ne Europe nuk beson se Rama do ta luftoje drogën. Ky është problem për te gjithë Europen. Ndaj besoj se Lulzim Basha është zgjidhja dhe ne 25 qershor duhet ta mbështesim.
Sapo u ktheva nga Kavaja dhe Kryetari i bashkisë se Kavajës duhej te ishte me kohe ne burg. Asnjë investitor i huaj s’do investonte ne Shqipëri përderisa këtu nuk ekziston shteti i se drejtës.
Shqipëria ka nevoje për ndryshime, investime. 56% e popullatës duan te ikin, qeveria Rama duhet te ike dhe jo njerëzit.
Me qellim qe programi për ekonomi dhe te nesërme te sigurte i hartuar ne bashkëpunim me CDU, te fund ju bej thirrje te votoni.
Ia vlen te votosh sepse Lulzim Basha me aksionin e tij ne çadrën e lirisë u dha njerëzve ndjenjën se zgjedhjet do jene te lira e te ndershme.
Tregojuni këtyre njerëzve kartonin e kuq qe te largohen njëherë e përgjithmonë.
Zgjidhni ne 25 Lulzim Bashen, kandidatet tuaj dhe PD dhe rruga juaj për ne Europë do jete me e sigurte” tha Falenski. (D.D/Shuplaka)