05:49 | 09/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Braçe thyen urdhrin e Ramës, sulmon më keq LSI-në: Edhe sikur të votojnë pulat, gjelat e karkalecat nuk dalin forcë e parë

09:23 | 14/06/2017
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Erjon Braçe reagon për paketat e negociatave: Pse i gënjeu Basha aleatët për datën e zgjedhjeve

Braçe thyen urdhrin e Ramës, sulmon edhe më keq LSI-në: Edhe sikur të votojnë pula, gjelat e karkalecat nuk dalin forcë e parë. 

Ditën e djeshme kryeministri Edi Rama dha një urdhër të qartë për deputetët e tij: asnjë lajm për LSI dhe asnjë sulm ndaj tyre. Mirëpo duket se Erion Braçes nuk i rrihet pa komentuar.

Ditën e djeshme ai ka bërë një status edhe më të fortë në drejtim të LSI-së. Braçe duke iu referuar deklaratës së Metës se si President i zgjedhur nuk do të dekretojë qeverinë e salë nga zgjedhjet e vjedhura, shprehet se kjo nuk ka për të ndodhur.

Ai vijon më tej me akuzat e tij duke thënë se LSI-ja nuk do të dalë forcë e parë edhe sikur në favor të saj të votojnë lopët dhe pulat.

STATUSI I BRAÇES:
LSI DUHET TE RIGJEJE QETESINE!
Më duket se dilema mes rolit të “presidentit te zgjedhur” dhe “kryetarit të partisë”, po e dëmton fort kur prodhon ngjarje si shantazhi i djeshëm ndaj popullit.
Madje duke rikthyer pas kaq vitesh, prej Sali Berishës së parë, Presidentin partiak që “djeg” vendin për partinë e tij, këtë radhë të vogël.
Liria e zgjedhjeve, ligjshmëria, rregullshmëria, barazia, ndershmëria e tyre, është një çështje themelore për këtë vend.
Por këto nuk i garanton dot një “president i zgjedhur” që bën militantin e partisë së tij duke shantazhuar popullin.
Ç’kupton “presidenti i zgjedhur” me “vjedhjen e zgjedhjeve”?!
Unë mendoj se si kryetar real i LSI, “presidenti i zgjedhur”, pranon vetëm një rezultat-“LSI forcë e parë”, “LSI 1 milion vota” etj.
Asgjë tjetër!
Ose çdo gjë tjetër për të e partinë që drejton, është vjedhje e zgjedhjeve.
Kjo është padrejtë, e pandershme dhe e shoqëruar me deklaratën e djeshme-nuk dekretoj asnjë qeveri që del nga zgjedhje që ai i quan kështu “të vjedhura”, me deklaratën e pardjeshme-dekreti i parë që do të firmosë do jetë ai për emërimin e Petrit Vasilit kryeministër,
ESHTE E PAPRANUESHME!
Është e thjeshtë;
Nuk ka asnjë gjasë që LSI të dalë forcë e parë kund, veçanërisht në rang kombëtar.
Patjetër, është synim legjitim, por që të jetë e vërtetë duhet të ndodhë, që të ndodhë duhen vota.
Edhe sikur të votojnë; të gjithë gjelat e pulat, shpendët e butë e të egër që ministria e Bujqësisë ka urdhëruar të importohen nga Greqia vetëm tre ditë më parë, të gjithë karkalecat në emër të të cilëve, ministria e Bujqësisë ka lajmëruar vetëm tani tenderin 570 milion lekë pa TVSH, të gjitha lopët, në emër të të cilave, ministria e Bujqësisë po bëhet gati të shpallë vetëm tani tenderin 1.8 miliard lekë për blerjen e vaksinës,
të gjitha lopët që po ndahen vetëm tani, edhe pse paratë për blerjen dhe zëvendësimin e lopëve të ngordhura nga dermatoza, janë dhënë që dhjetorin që shkoi, të gjithë blegtorët, të cilëve grumbullues e përpunues të “krijuar” nga hiçi prej grandeve të Azhbr, ju mbajnë paratë prej dy muajsh në këmbim të votës, të gjithë bujqit, të cilët janë marrë peng në zyrat e regjistrimit të pasurisë dhe vetëm këto ditë, po thirren me urgjencë, veçanërisht në Lushnjë, me orë të zgjatura e sipas listave të përpiluara nga sekser Beni e Gimi, sekserë Halma e sekser Lluti, sekser Devi e sekser Nakja, të gjithë të fotografuar e pjesë e një kallëzimi të gjerë që denoncon kushtëzimin e votës me certifikatën e pronësisë,
LSI NUK DEL DOT FORCE E PARE!
Opozitë pooo!
Ndaj njerëz rrini të qetë!
Nuk do të ndodhë gjë!
Qeverinë e zgjidhni dhe emëroni ju me votë!
Askush tjetër!
As presidenti i zgjedhur e as kryetari i partisë.
Është ekskluzivitet vetëm i juaji,
I POPULLIT! (E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: deputetiedi ramaerion braceLSI
Pas

Aksident tek mbikalimi i Kamzës, përmbyset “Ford”-i, dy vajzat përfundojnë në spital

Para

Zaev: Për emrin e Maqedonisë do vendosë populli

Para
Kërcënon Zaev: Presidenti të më dorëzojë mandatin, në të kundërt…

Zaev: Për emrin e Maqedonisë do vendosë populli

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Bllokada detare nuk do të thyhet”, Izraeli paralajmërojn se do të ndalojë anijen e aktivistëve të nisur drejt Gazës

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA-ve, si funksionon dhe pse presidenti mund të marrë kontrollin e saj

Izraeli nuk do të lejojë Greta Thunberg të shkojë në Gaza

Parashikimi i zymtë për Ukrainën: Hakmarrja e Putin s’ka ndodhur ende

Bisedimet SHBA-Kinë vendosen në Londër, palët diskutojnë për herë të dytë tarifat tregtare

Zgjedhjet në dy komuna lokale, test për Vuçiçin

“Shpenzoni për mbrojtjen”, Rutte: Investoni 5% të GDP, ose filloni të mësoni rusisht

Dita e fundit e “Defender 25”, Ministri Vengu ndjek demonstrimet e trupave në Bizë

“Një provë gjeopolitike për Serbinë”/ Një kinez dhe një britanik arrestohen me urdhër të FBI-së, Beogradi midis Pekinit dhe Uashingtonit

Protesta në Spanjë, Partia Konservatore kërkon zgjedhje të parakohshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.