Kur je në siklet e vetmja zgjidhje është të bësh pak humor me gjendjen. E kështu ka ndodhur dhe me këngëtarin shqiptar Frederik Ndoci.
Nuk është e zakonshme që të shohësh fotografinë tënde në një qese me plehra po që s’ka dhe përjashtime.
Vetë ai nga rrugët e New Yorkut ku jeton prej vitesh ka bërë dhe këto fotografi mjaft pikante.
Siç duket dhe nga pamjet kjo ka qenë ndonjë broshurë ku Ndoci ftonte qytetarët që të merrnin pjesë në ndonjë koncert që ai ka marrë pjesë, po që ka përfunduar në qesen e plehrave.
‘’Në New York Ka shum plehna! Ndlaem për nje akullore, dhe syte e mi shohin diçka qe askush Se Ka mendue. Po ja qe …po ta bani pak Zoom fotos del edhe ftyra e ime hahah rastesi me shum domethanie…’’, shkruan vetë këngëtari bashkëngjitur fotove. (E.K/SHUPLAKA)