Në një deklaratë të dhënë për mediat, Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë (KVV) u ndal tek ndarja e punës me qëllim vëzhgimin e procesit zgjedhor.
Janë angazhuar gjithsej 64 koordinatorë afatgjatë, sipas KVV-së, në 541 qendra votimi të përzgjedhura për vëzhgim. Sa i përket procesit të numërimit të votave, KVV bëri me dije se do të jenë 2 vëzhgues për çdo turn që do të merren me procesin e numërimit, ndërkohë që më 26 qershor do të bëhen publike gjetjet paraprake.
“Janë angazhuar 61 koordinatorë afatgjatë, 12 rajonalë. 541 qendra votimi janë përzgjedhur për vëzhgim. Sa për procesin e numërimit të votave do ketë 2 vëzhgues për çdo turn. Më 26 qershor bëhen publike gjetjet paraprake. Krijuam dy raporte me rëndësi për procesin zgjedhor.”, ka bërë me dije KVV.
(XH.A/SHUPLAKA)