Saimir Tahiri në një takim me votuesit që votojnë për herë të parë në njësinë nr 1 në Tiranë përveç premtimeve të fushatës ka treguar edhe detaje nga jeta e tij në gjimnaz.
Duke iu rreferuar viteve të adoleshencën ai ka treguar se ka qenë një nxënës neglizhues dhe që s’e kishte qejf çantën e shkollës.
“Edhe unë kur isha në gjimnaz, më ndodhte që ta neglizhoja shkollën. S’e kisha qejf çantën. Mbaja një fletore te xhinset. Nuk ulesha te banka e parë, ulesha te banka e fundit. Këto modele jetoja dhe unë në atë kohë. Por sot duhet të jetë ndryshe, sepse siç unë kam kuptuar se kam humbur kohë gjatë rrugës, askush prej jush nuk duhet të lejojë që të humbasë kohë gjatë rrugës.
Do të doja shumë që ju ta konsideronit seriozisht vendimin për të vendosur me votë sesi do shkojë jeta juaj nesër. Mendim për të vendosur ju se me votën tuaj çfarë fati do i jepni familjes tuaj nesër, çfarë fati do i jepni lagjes, komunitetit tuaj., çfarë fati do i diktoni Shqipërisë nesër me votën tuaj. Do doja që ta konsideronit mirë”, u shpreh Tahiri. (J.V/Shuplaka)