Vetëm pak minuta më parë, Bashkimi Europian ka reaguar mbi përzgjedhjen e shtatë anëtarëve të qëndrueshëm dhe dy zëvendësuesve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i ngritur për institucionet e vlerësimit.
Me nota pozitive, BE shprehet se u përmbyll përzgjedhja e anëtarëve të Kolegjit, një hap i rëndësishëm sipas Bashkimit Europian që tregon se Shqipëria është pranë zbatimit të plotë të Vettingut.
“U përmbyll përzgjedhja e anëtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Shqipëria është një hap para implementimit të plotë të Vettingut.”, shprehet BE.
Ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Romana Vlahutin, ishte e pranishme në Komisionin Ad Hoc së bashku me ambasadorin amerikan Donald Lu.
(XH.A/SHUPLAKA)