Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, është tronditur nga zjarri masiv në Londër që përfshiu ndërtesën 27 katëshe, zjarr nga i cili numërohen deri tani 6 viktima dhe rreth 50 të plagosur.
Përmes një postimi në Instagram, ajo shpreh tronditjen për ngjarjen e rëndë në lagjen e saj, ku ajo ka luajtur.
“Kjo është lagjia ime. Nuk mund ta besoj këtë që ka ndodhur. Lutjet e mia janë me çdokënd të përfshirë, zemra ime është duke rrahur kaq shpejt. Unë jam luajtur në këtë bllok. Dëshiroj të bëj gjithçka që mundem për të ndihmuar.”, shprehet këngëtarja krahas një fotoje nga vendngjarja.
(XH.A/SHUPLAKA)