Gjykata e Lartë ka dhënë vendimin final për gjyqtaren e akuzuar për korrupsion Majlinda Andrea. Ajo është dënuar me katër vite burg ndërsa ky dënim i është konvertuar në shërbim prove për tre vite me rradhë. Pas marrjes së këtij vendimi ka folur edhe avokati mbrojtës, Theodhori Sollaku, i cili ka thënë se ky vendim është antikushtetues.
“Janë shkelur të drejtat kushtetuese. Ky vendim është i formës së prerë po ne do të ndjekim hapat e tjerë që lejon kushtetuta. Ne kemi çuar para gjykatës shumë shkelje. Do të mbarojë njëherë çështja në gjykatë pastaj por duhet t’i referohemi edhe vendimit të kësaj gjykate për shërbimin e provës”, u shpreh Sollaku.
Majlinda Andrea ishte e akuzuar për korrupsion pasiv lidhur me marrjen e një ryshfeti 50 mijë euro, për një vendim për njohjen e një prone prej 40 hektarësh në Butrint. (J.V/Shuplaka)