Dalin pamjet e tmerrshme të banorëve që përpiqen të shpëtojnë nga flakët në momentet që ka rënë zjarri në në Kullën 27-katëshe në Londër.
Njerëz të nxirë, dikush që kërkon të hidhet nga dritarja dhe të tjerë që s’iu besojnë syve që kanë shpëtuar. Pamje vërtet të rënda këto.
Deri më tani numri i viktimave është 6 ndërsa i të plagosurve më shumë se 50-të. Po ashtu nga ajo që mësohet paraprakisht është që zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike në një nga frigoriferët e banesave.
Po ashtu mediat britanike raportojnë se kanë qenë besimtarët myslimanë që janë zgjuar për të ngrënë mëngjesin ata që kanë parë të parët flakët dhe kanë apeluar për ndihmë. (E.K/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2127″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]