Pak minuta më parë, kryetari i LSI-së, Petrit Vasili, dënoi dhunën e paprecedentë ndaj një mbështetësi të LSI-së nga “horrat e PS-së”. Vasili shkruante se autori i krimit ishte Agim Grembi, që rezulton të jetë nga i njëjti fis me të dhunuarin.
Sikundër zbulon Erisa Xhixho nga rradhët e LSI-së, i dhunuari është një maturant, i identifikuar si Orgest Grembi, i cili ka vendosur të votojë LSI-në. Por për shkak të këtij vendimi, edhe se ka pohuar se është votues i LSI-së, ai është dhunuar nga një anëtar i PS-së me precent penal.
“Kjo nuk eshte Shqiperia qe duam. Ky eshte Orgest Grembi, maturant i cili ka vendosur te votoje LSI, per nje drejtim te ri per Shqiperine. Por sot ai eshte dhunuar dhe goditur pikerisht nga nje anetar i Partise Socialiste, me precedent penal, pikerisht sepse ka pohuar se eshte nje votues i LSI-se.
Kjo eshte nje ngjarje e rende dhe shprehje e panikut qe Rilindja ka, per shkak te rritjes se LSI dhe mbeshtetjes shume te madhe qe LSI sot gezon nga te rinjte shqiptar. Berishistet e rinj te PS kane harruar pergjigjen qe kane marre ne vitin 94 per te gjithe ata qe jane sjelle ne kete menyre nga grate e Libofshes. Te njejten pergjigje do marrin ne 25 Qershor nga gjithe grate, vajzat dhe qytetaret e Qarkut Fierit.
I bej thirrje perfaqesuesve te PS-se dhe zonjes Antoneta Dhima qe drejton fushaten aty qe te distancohen dhe te denojne aktin e dhunes. LSI nuk ndalet dhe nuk stepet nga asgje dhe askush. Jemi force e pare. Jemi gati per nje drejtim te ri qeverises.”, shkruan Erisa Xhixho.