16:05 | 30/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

DHUNIMI i parë në fushatë, çfarë ndodhi në Fier

17:10 | 14/06/2017
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zbulohen FOTOT, si është dhunuar mbështetësi i LSI-së në Fier (NË BRENDËSI)

Deri më tani fushata është paraqitur mjaft e qetë dhe pa trazira, mbi të gjitha duke patur parasysh situatën politike, e cila pavarësisht tensioneve duket sikur krerët e partive e kanë marrë pa shumë vrull, ndryshe nga vitet e mëparshme.

Mirëpo, duket sikur ditët e qeta kaq e patën pasi incidenti i parë, dhuna e parë e kësaj fushate është shënuar në Zharrëz. Fshatin e Fierit, banorët e të cilit pak muaj më parë i bënë qëndresë qeverisë për të kërkuar dëmshpërblim për dëmet e shkaktuara nga tërmetet.

I pari që e denoncoi rastin ishte kreu i LSI-së Petrit Vasili, i cili tha që Agim Grembi, një anëtar i PS-së me precedent penal, ka dhunuar një mbështetës të LSI-së.

Ndërsa më vonë, ishte Erisa Xhixho ajo që zbuloi identitetin e të dhunuarit, i cili i përkiste të njëjtit fis me autorin.

“Kjo nuk eshte Shqiperia qe duam. Ky eshte Orgest Grembi, maturant i cili ka vendosur te votoje LSI, per nje drejtim te ri per Shqiperine. Por sot ai eshte dhunuar dhe goditur pikerisht nga nje anetar i Partise Socialiste, me precedent penal, pikerisht sepse ka pohuar se eshte nje votues i LSI-se.

Kjo eshte nje ngjarje e rende dhe shprehje e panikut qe Rilindja ka, per shkak te rritjes se LSI dhe mbeshtetjes shume te madhe qe LSI sot gezon nga te rinjte shqiptar. Berishistet e rinj te PS kane harruar pergjigjen qe kane marre ne vitin 94 per te gjithe ata qe jane sjelle ne kete menyre nga grate e Libofshes. Te njejten pergjigje do marrin ne 25 Qershor nga gjithe grate, vajzat dhe qytetaret e Qarkut Fierit.
I bej thirrje perfaqesuesve te PS-se dhe zonjes Antoneta Dhima qe drejton fushaten aty qe te distancohen dhe te denojne aktin e dhunes. LSI nuk ndalet dhe nuk stepet nga asgje dhe askush. Jemi force e pare. Jemi gati per nje drejtim te ri qeverises.”, shkruante Erisa Xhixho e cila ka publikuar edhe një fotografi të të dhunuarit.

Ndërsa të gjithë analistët shprehen se fushata zgjedhore duket mjaft e qetë, kryeministri Edi Rama dhe kreu i opozitës duket sikur janë në një paqe të heshtur e në largësi em njëri-tjetrin, kur bëhet fjalë për LSI-në tonet ndryshojnë.

Nënkryetari i LSI-së Luan Rama deklaroi sot se policia nuk po vepron ndaj grupeve kriminale gjatë kësaj fushate zgjehdore, pavarësisht se ishte paralajmëruar ndryshe.

“Policia ka lënë jashtë vëmendjes grupet kriminale, njerëz me precedentë penalë të liruar nga burgu kohët e fundit për t’i përdorur ata si pjesë të stafeve politike, veçanërisht të PS-së. I treguam ambasadorëve me raste konkrete. Iu dhamë hartë të detajuar se ku gjenden dhe ku mund të tentojnë të veprojnë grupet kriminale, me ose pa veprimin e policisë, sepse dua t’ua bëj të qartë edhe mosveprimi për të zbatuar ligjin është shkelje e ligjit dhe ne kemi denoncuar në prokurori një mori rastesh që presin zbatimin e ligjit”– tha Luan Rama.

Rasti i të riut nga Fieri, është incidenti i parë i shënuar në këtë fushatë, ku është përdorur dhuna, faktuar edhe me foto. Ndërsa më parë, gjatë takimeve elektorale ka patur protesta si ajo e tipit të tre protestuesve në takimin elektoral të Ramës në Shkodër, të cilët nuk lënduan njeri. (D.D/Shuplaka)

I dhunuari Orgest Grembi
Etiketa: dhuneFierLSI
Pas

Temperaturat rriten, “plazhi” vazhdon me të njëjtin intensitet në sheshin “Skënderbej” (FOTO)

Para

Ardit Gjebrea merr dedikim prekës nga vajza e Dritëro Agollit (FOTO)

Para
Ardit Gjebrea merr dedikim  prekës nga vajza e Dritëro Agollit (FOTO)

Ardit Gjebrea merr dedikim prekës nga vajza e Dritëro Agollit (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mbi 100 viktima nga përmbytjet pas shirave të rrëmbyeshëm në Nigeri

Ministri izraelit i mbrojtjes: Do të ndërtojmë shtet hebre në Bregun Perëndimor

Von der Leyen: Evropa duhet të forcojë mbrojtjen, të pranojë Ukrainën në BE

Mbyllet në mesnatë aplikimi për subvencionet në bujqësi! Mbi 90 për qind e fermerëve kërkojnë naftën pa akcizë

Negociatat Rusi-Ukrainë: Delegacioni rus niset për në Stamboll

KQZ rrëzon pretendimet e PD për “trenin Bullgar”

Kreu disa vjedhje, arrestohet 33- vjeçari në Vlorë

Program mbarëkombëtar, simulime si të reagojmë në raste zjarri në shkolla

Moti i keq godet Greqinë, stuhi dhe breshër në Kretë, përmbyten disa rrugë

Vendimi i qeverisë, policë vullnetarë për hetime dhe administrim të provave

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.