15:35 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Meta e mban fjalën, takon maturantin e dhunuar në spitalin e Fierit. I përgjigjet edhe Ruçit

20:45 | 14/06/2017
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Meta mban konferencën e fundit si kryetar i LSI-së, lexon LISTËN E KANDIDATËVE të Tiranës

Presidenti i Zgjedhur Ilir Meta, ashtu siç premtoi ka shkuar në Zharrëz për të takuar maturantin e dhunuar për arsye politike.

Gjatë takimit të sotëm në Fushë-Krujë, Meta tha se fizikisht është në këtë qytet por me mendje në Zharrëz të Fierit, ndërsa shtoi se pas takimit elektoral do nisej menjëherë të takonte të dhunuarin.

Nga kjo vizitë në Fier, Meta i është përgjigjur edhe kreut të grupit Parlamentar, Gramoz Ruçi, pas deklaratës së këtij të fundit se sherri kishte ndodhur pas një sherri për vijën e ujit dhe jo për motive politike. 

“Gramoz Ruci ka ikur me fustan ne 1996 ne Greqi. E di mire unë se kush eshte Gramoz Ruci. Rilindja është organizate kriminale dhe kjo organizate kriminale do te ndëshkohet me vote ne 25 qershor”- tha Meta.

Gjatë takimit elektoral në Fushë-Krujë, Meta akuzoi kryeministrin Edi Rama për dhunën ndaj Orgest Grembit.

“Dua tu them se fizikisht jam këtu në Fushë-Krujë por me mendje jam në Zharrëz tek një 18 vjeçar që voton për herë të parë, të cilin një bandit që mban në albetrol, së bashku me dy rilindas, e kanë goditur me lopatë dhe me levë pse voton LSI.

Kjo nuk është rastësi, kjo është pjesë e një skenari ogurzi të kryetarit të Rilindjes, i cili pasi mori peng partinë , pasi dështoi me pucin për të bërë Reformë në Drejtësi, për ta bërë më keq se cbëri me policinë. Pasi dështoi të bënte zgjedhje pa opozitën, duke u përpjekur të bëjë një puç tjetër, na korruptoi e c’nderoi Lulushin për ta përdorur atë jo për zgjedhjet por kundër zgjedhjeve, ndaj do ju kërkoj falje sepse pas këtij mitingu do shkoj në Zharrëz të takoj Orgest Grembin, të plagosur nga falandat e Edi Ramës, dhe përgjegjësinë e ka vetëm ai dhe askush tjetër, sepse është ai dhe vetëm ai përgjegjësi, për frymëzimin e dhunës, direktivat që i con cdo ditë drejtuesve të Rilindjes në Ballsh, të përdorin dhunën, ndaj atyre që votojnë LSI apo këdo tjetër”, tha Meta.

Rasti i të riut nga Fieri, është incidenti i parë i shënuar në këtë fushatë, ku është përdorur dhuna, faktuar edhe me foto. Ndërsa më parë, gjatë takimeve elektorale ka patur protesta si ajo e tipit të tre protestuesve në takimin elektoral të Ramës në Shkodër, të cilët nuk lënduan njeri.

I pari që e denoncoi rastin ishte kreu i LSI-së Petrit Vasili, i cili tha që Agim Grembi, një anëtar i PS-së me precedent penal, ka dhunuar një mbështetës të LSI-së. Ndërsa më vonë, ishte Erisa Xhixho ajo që zbuloi identitetin e të dhunuarit, Orgest Grembi, i cili i përkiste të njëjtit fis me autorin. Xhixho ka publikuar edhe një fotografi të të dhunuarit.

Rasti i të riut nga Fieri, është incidenti i parë i shënuar në këtë fushatë, ku është përdorur dhuna, faktuar edhe me foto. Ndërsa më parë, gjatë takimeve elektorale ka patur protesta si ajo e tipit të tre protestuesve në takimin elektoral të Ramës në Shkodër, të cilët nuk lënduan njeri.

(D.D/Shuplaka)

Etiketa: ilir meta
Pas

Dhunimi i militantit të LSI, Ruçi i përgjigjet Metës: Socialistët nuk mbështesin dhunën

Para

Monika Kryemadhi për Edi Ramën: Po ty kush të bëri kryeminstër?

Para
Monika Kryemadhi për Edi Ramën: Po ty kush të bëri kryeminstër?

Monika Kryemadhi për Edi Ramën: Po ty kush të bëri kryeminstër?

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump përkushtohet ndaj NATO-s, Rutte vlerëson rolin amerikan në zgjidhjen e konfliktit Iran-Izrael

Ministri Ulsi Manja rikonfirmon rolin kyç të Avokatit të Popullit në mbrojtjen e të drejtave

Tiranë/ Arrestohet 34-vjeçari që mori me forcë dhe dhunoi një shtetas në automjet

Vlorë/Arrestohet shefi i ekipit të OSSH-së për korrupsion, kapet në flagrancë duke marrë ryshfet

Tropojë/ Arrestohet polici për kontrabandë me karburant

Gjykata në Shkup jep burgim të përjetëshëm për autorët e vrasjes së 14-vjeçares Vanja Gjorçevska

Samiti në Hagë/ NATO vendos të rrisë buxhetin e mbrojtjes në 5% të PBB-së deri në 2035

KQZ shpërndan mandatet e para për zgjedhjet parlamentare në disa qarqe

Klevis Balliu: Shteti i kapur nga Hajri dhe Troplini, SPAK i verbër, nuk shikon paratë që i shkojnë krimit prej qeverisë e cila është bashkëpunëtore

Devoll/ 87-vjeçari humb jetën pasi rrëzohet nga shkallët në banesë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.