15:16 | 31/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Të riut me makinë i presin rrugën, e rrahin barbarisht dhe e grabisin, identifikohet një prej autorëve të dyshuar

10:13 | 15/06/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shkel rregullat e qarkullimit rrugor, arrestohet shtetasi brazilian në Vlorë

Një 24-vjeçar është grabitur mbrëmjen e së martës teksa po udhëtonte me makinë në drejtim të shtëpisë së tij.  Gjithçka ka qenë një ngjarje e rëndë pasi tre persona i kanë zënë rrugën me makinë, duke e detyruar me forcë të zbriste dhe më pas e kanë plaçkitur. 

Ngjarka ka ndodhur në rrugën “Gjergj Legisi”, në Laprakë të Tiranës.  Sipas policisë është identifikuar një ri prej autorëve, ndërsa dy bashkëpunëtorët e tij ende nuk janë identifikuar.

DETAJE:

Burime nga Policia thanë se ngjarja është denoncuar në Komisariatin Nr.3 nga 24-vjeçari me iniciale M.V. Ai ka deklaruar se po udhëtonte me makinën e tij tip “BMW X5”, në rrugën “Gjergj Legisi”, kur një automjet tip “Benz C Class” i ka bllokuar rrugën, duke i dalë përpara.

Sipas tij, nga kjo makinë kanë zbritur tre persona, drejtuesi dhe 2 të tjerë, të cilët ai deklaron se nuk i ka njohur dhe as nuk i ka parë ndonjëherë në atë zonë.

Të tre këta persona, sipas tij të veshur sportiv, por të pamaskuar, janë drejtuar për te makina e tij, e kanë detyruar të hapë derën dhe të zbriste në tokë. Duke ushtruar dhunë ndaj tij dhe duke e kërcënuar, i kanë shkulur me forcë varësen e floririt që mbante në qafë, më pas edhe orën.

I riu pretendon se, pasi i kanë marrë sendet me vlerë që kishte, tre autorët kanë hipur në makinë dhe janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Por ai ka mundur të fiksojë targën e automjetit, përmes së cilës është identifikuar drejtuesi, shtetasi me iniciale E.K., 31 vjeç, që është shpallur në kërkim.

 

Etiketa: grabitjepolicia
Pas

DY RASTET e para të dhunës në fushatë, Policia me standarde të ndryshme. Katër të arrestuar në Kavajë, asnjë në Fier

Para

Deputeti i LSI-së: “Zvicerani” shtyu inaugurimin e projektit që të mos përdoret politikisht, kandidati i PS e njeh si meritë të qeverisë

Para
Spahiu thumbon PS-në: Të mos votohen më ata që e kanë lënë si mos më keq Maqellarën dhe Vojnikën

Deputeti i LSI-së: “Zvicerani” shtyu inaugurimin e projektit që të mos përdoret politikisht, kandidati i PS e njeh si meritë të qeverisë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kallëzimi i PD për Irena Gjokën/ Dumani: Duhet të provohet fakti penal, më pas bëhet regjistrimi

“Largohuni tani urgjent!” Rusia pushton qytetin strategjik ukrainas

“Hiqini non gratën”, Kompania e lobimit e PD, letër Marco Rubios: Berisha, jo politikan aktiv

Rregulli i ri për të hyrë në BE, prek dhe qytetarët shqiptarë

“Po hyn në territor të rrezikshëm”, Trump tallet me Medvedev: Ish-presidenti i dështuar rus të ketë kujdes me fjalët

Sot afati i fundit, bizneset dorëzojnë pasqyrat financiare! Kush nuk e dorëzon, do të përballet me ligjin

Vrasja e Kozeta Teços, avokati i Ilirjan Selmanit: Nuk ka pranuar autorësinë në asnjë moment, ka shprehur keqardhje për viktimën

SHBA humb një avion luftarak, F-35 rrëzohet pranë bazës ajrore të Kalifornisë

Abuzim me fondet e BE-së, jep dorëheqjen kryeministri i Lituanisë

Lufta në Gaza, Trump: Mënyra më e shpejtë për t’i dhënë fund konfliktit është lirimi i pengjeve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.