Steve Scalise është kongresmeni që mbeti i plagosur në sulmin me armë të shënuar ditën e djeshme në një kamp besjbolli në Virginia, në afërsi të Ëashington DC. Veç tij, u plagosën edhe dy agjentë të shërbimit sekret.
Pak orë pas sulmit, u raportua se ai ishte jashtë rrezikut për jetën. Steve Scalise u plagos rëndë gjatë shkëmbimit, por tanimë është nën kujdesin e mjekëve.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, e vizitoi kongresmenin në shoqërinë e bashkëshortes së tij, Melania Trump, me të cilën qëndroi disa minuta në ambientet e spitalit ku ndodhet kongresmeni i plagosur.
Trump shkroi gjithashtu në llogarinë e tij në “Twitter” se kongresmeni ishte jashtë rrezikut për jetën.
(XH.A/SHUPLAKA)