Spoti i Partisë Socialiste me personazh kryesor Armando Sadikun duket se nuk është pritur aspak mirë nga një pjesë e tifozëve.
Jo vetëm se duke qenë një simbol kombëtar nuk mund të abuzosh me politikën, por edhe sepse skuadra përfaqësuese e Futbollit është e të gjithëve.
Kështu një reagim për këtë ka pasur dhe gazetari Sokol Shameti, i cili shprehet se Armando Sadiku ka shkelur një nga pikat e statutit me të cilin funksionon FSHF-ja.
‘’Zyrtarisht, a punon për Federatën Shqiptare të Futbollit ky Armando Sadiku dhe a e ka shkelur ai pikën 3 të Nenit 1, të statutit të FSHF-së ku sanksionohet asnjanësia e sportit dhe sportistit shqiptar në çështje politike dhe fetare? A ka sanksione për dhunuesit e statutit?’’, shkruan Shameti:
Po çfarë shkruhet në ai pikën 3 të Nenit 1, të statutit të FSHF-së:
Federata është asnjëanëse në çështjet politike dhe fetare.
Nuk dihet nëse do të ketë ndonjë masë që do të merret ndaj futbollistit, po ca njerëz që i dlain kundër i ka fituar tashmë. (E.K/SHUPLAKA)