Pas zbulimit të identiteve nga policia, po qarkullojnë në media edhe imazhet e tri militantëve të Partisë Demokratike që u vunë dje në pranga, ndërkohë që i katërti është shpallur në kërkim.
Tre të arrestuarit, Zaim Broakaj, 31 vjeç, banues në Kavajë dhe i dënuar më parë; Brikel Xhihani, 30 vjeç dhe Aurel Xhani, 43 vjeç të dy banues në Kavajë, së bashku me G. K. 37 vjeç, akuzohen se kanë dhunuar aktivistin e Partisë Socialiste në Kavajë, Alban Tafa 30 vjeç.
Pas dhunës së ushtruar, i dhunuari ngriti kallëzim penal në polici ku u shpreh se ishte rrahur për motive politike.
(XH.A/SHUPLAKA)